Bislimi akuzon Serbinë se po bllokon ndihmën për shqiptarët e Luginës

para 43 dite

Qeveria e Kosovës ka shprehur indinjatën e thellë për vendimin e autoriteteve serbe të bllokojnë një donacion të dedikuar për të mbështetur bujqit shqiptarë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Bislimi akuzon Serbinë se po bllokon ndihmën për shqiptarët e Luginës Foto: Balkan Insight

Ky donacion, i cili synonte të përmirësonte kushtet e jetesës së një komuniteti që përballet me sfida të mëdha ekonomike, është ndaluar në mënyrë arbitrare nga Ministria serbe për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Ky veprim, sipas Qeverisë së Kosovës, është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të shqiptarëve në këto komuna dhe një pengesë e qartë për zhvillimin e tyre.

“Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë veprim të paligjshëm dhe të padrejtë. Serbia nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përpjekjet tona për të mbështetur bashkëkombësit tanë”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Më shumë se 1100 bujq kishin aplikuar për të përfituar nga ky donacion, i cili do të kishte një ndikim të madh në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Duke bllokuar këtë ndihmë, Serbia po dëmon edhe një herë se nuk respekton të drejtat e minoriteteve dhe se është e vendosur t’i mbajë ato në varfëri dhe izolim.

Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje ndërkombëtare për të dënuar këtë veprim dhe për të ushtruar presion mbi Serbinë që të ndryshojë vendimin e saj. “Ftojmë Bashkimin Evropian, OSBE-në, shtetet e QUINT-it dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në shkrimin e Bislimit.

Kosova është e vendosur të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të mbrojë të drejtat e tyre. Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’i siguruar atyre një të ardhme më të mirë.

Etiketat

Ofertat e fundit