Bisedimet me Serbinë, prioritet i Qeverisë Kurti çështja e të pagjeturve

Bisedimet me Serbinë, prioritet i Qeverisë Kurti çështja e të pagjeturve
Herolind Bytyçi

24.04.2021 / Lajme

Zbardhja e fatit të mbi 1,600 personave të pagjetur është e një rëndësie parësore për Qeverinë e Kosovës, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë së vonuar.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi, tha për Telegrafin se prioritet i Qevrisë Kurti në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Njëzetedy vite pas luftës të gjitha familjet duhet të dinë fatin e më të dashurve të tyre, që dhimbja dhe ankthi i tyre të lehtësohet dhe që ne si shoqëri të fillojmë të shërohemi. Prioritet në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi Kosova nuk mund të ketë paqe, drejtësi dhe progres, nëse nuk trajton këto krime makabre”, ka thënë ajo.

Kelmendi po ashtu tha se qeveria është e përkushtuar dhe angazhuar maksimalisht në këtë çështje, përfshirë padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

RAPORTO