Bilanci i COVID-19 në Kosovë mbi 2 mijë të vdekur dhe 6,102 raste pozitive

12.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 49 raste pozitive me COVID-19. Gjithashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç). Qe nga fillimi […]

Bilanci i COVID-19 në Kosovë mbi 2 mijë të vdekur dhe 6,102 raste pozitive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 49 raste pozitive me COVID-19.

Gjithashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).

Qe nga fillimi i pandemisë numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19.