Bilanci i COVID-19 në Kosovë, mbi 2 mijë të vdekur dhe 5,061 raste pozitive

Bilanci i COVID-19 në Kosovë, mbi 2 mijë të vdekur dhe 5,061 raste pozitive
Çlirim Gashi

17.05.2021 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 71 raste pozitive me COVID-19.

Gjithashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061.

Kujtojmë se në fundjavë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19.

RAPORTO