Bilanci i COVID-19 në Kosovë mbi 2 mijë të vdekur dhe 6,402 raste pozitive

10.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së diel janë konfirmuar 97 raste pozitive me COVID-19. Gjithashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 […]

Bilanci i COVID-19 në Kosovë mbi 2 mijë të vdekur dhe 6,402 raste pozitive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së diel janë konfirmuar 97 raste pozitive me COVID-19.

Gjithashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.442 raste nga 554.182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.208 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.

Kujtojmë se në fundjavë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19.