Bilanci i COVID-19 në Kosovë, mbi 2 mijë të vdekur dhe 7,347 raste pozitive

05.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 75 raste pozitive me COVID-19. Gjithashtu brenda 24 orëve të kaluara janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 […]

Bilanci i COVID-19 në Kosovë, mbi 2 mijë të vdekur dhe 7,347 raste pozitive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 75 raste pozitive me COVID-19.

Gjithashtu brenda 24 orëve të kaluara janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.

Nga 75 rastet e konfirmuara dy raste janë shënuar në Komunën e Suharekës.

Kujtojmë se të martën është shënuar një rënie e numrit të rasteve pozitive krahasuar me ditët e kaluara.