Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 269 të vdekur, 5190 të shëruar dhe 3815 raste aktive

05.08.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se tashmë në tërë vendin janë 9 mijë e 274 persona të infektuar me koronavirus, pasi që  vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 225 raste të reja. Po ashtu, sipas IKSHPK-së brenda ditës në Kosovë kanë vdekur edhe 13 persona […]

Bilanci i COVID-19 në Kosovë:  269 të vdekur, 5190 të shëruar dhe 3815 raste aktive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se tashmë në tërë vendin janë 9 mijë e 274 persona të infektuar me koronavirus, pasi që  vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 225 raste të reja.

Po ashtu, sipas IKSHPK-së brenda ditës në Kosovë kanë vdekur edhe 13 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 269.

Në anën tjetër janë gjithsej 5 mijë e 190 persona të cilët janë shëruar tërësisht nga koronavirusi.

Bazuar në këto të dhënë zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është 3 mijë e 815.

Ndërsa, raporti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës thotë se në spitalet e Kosovës janë 428 pacientë me koronavirus të hospitalizuar.