Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 2387 raste aktive, 2227 të shëruar dhe 101 të vdekur

12.07.2020

Lufta me virusin korona deri më tani ka marrur jetën e 101 personave në vend, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Këtë e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me anë të një njoftimi. “Mbrëmë më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i […]

Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 2387 raste aktive, 2227 të shëruar dhe 101 të vdekur Foto: Ilustrim

Lufta me virusin korona deri më tani ka marrur jetën e 101 personave në vend, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Këtë e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me anë të një njoftimi.

“Mbrëmë më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387”.

Po ashtu mbrëmë janë shfaqur edhe 203 raste të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në 2,387. Ndërsa nga 4.715 të prekur janë shëruar 2.227 raste.