Bilanci i Covid-19 në Kosovë: 2118 raste aktive, 2095 të shëruar dhe 94 të vdekur

10.07.2020

Në raportin 24 orësh, IKSHPK ka konfirmuar 207 raste të reja me Covid-19 dhe 32 të shëruar. Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 4.307 me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë së enjtes (09 korrik) […]

Bilanci i Covid-19 në Kosovë: 2118 raste aktive, 2095 të shëruar dhe 94 të vdekur Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh, IKSHPK ka konfirmuar 207 raste të reja me Covid-19 dhe 32 të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 4.307 me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë së enjtes (09 korrik) janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2.095 raste.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në Kosovë me koronavisur është 2.118.