Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 11,431 raste aktive, 17,541 të shëruar dhe 833 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje janë kryer 1,865 testime prej të cilave 688 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja bënë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 13 raste të reja me virusin korona dhe ka raportuar pë një të vdekur nga ky virus, njofton SuharekaOnline.

Që nga shfaqja e rasteve të para me këtë virus deri më tani në vendin tonë numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.