Bilanci i COVID-19, 904 të vdekur dhe mbi 12 mijë raste aktive

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në Kosovë e kanë humbur jetën 904 persona nga koronavirusi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme u raportua për 19 të vdekur nga Covid 19, duke qenë shifra më e lartë e viktimave brenda 24 orëve.

Numri total i rasteve që nga 13 marsi e deri më tash është 33 mijë e 558 nga 129 mijë 355 testime. Ndërsa numri i rasteve active është 12 mijë e 191.

Betejën me koronavirusin e kanë fituar 20 mijë e 493 persona.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.