Bilanci i COVID-19: 2.378 raste aktive, 11,784 të shëruar dhe 601 të vdekur

16.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  në Kosovë ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Që nga marsi ku në Kosovë janë regjistruar rastet e para, numri i viktimave deri më tani ka arritur bilancin total 601. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në […]

Bilanci i COVID-19: 2.378 raste aktive, 11,784 të shëruar dhe 601 të vdekur Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  në Kosovë ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga marsi ku në Kosovë janë regjistruar rastet e para, numri i viktimave deri më tani ka arritur bilancin total 601.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 71 raste pozitive me COVID-19 dhe janë shëruar 199 pacient, gjithashtu është shënuar një viktim, ndërsa raste aktive janë 2.378, raporton SuharekaOnline.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit sipas statistikave të IKSHPK-së në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, në fshatin Vraniq.