Bilanci i COVID-19: 2.087 raste aktive dhe 607 viktima

18.09.2020

IKSHPK-ja ka njotuar se numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2  Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga COVID-19 në Kosovë janë shëruar  12.188 pacient. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 239 pacient që ishin të infektuar nga […]

Bilanci i COVID-19: 2.087 raste aktive dhe 607 viktima Foto: Ilustrim

IKSHPK-ja ka njotuar se numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga COVID-19 në Kosovë janë shëruar  12.188 pacient.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 239 pacient që ishin të infektuar nga koronavirus.

Gjithashtu IKSHPK njofton se që nga marsi ku në vendin tonë u regjistruan rastet e para me COVID-19 deri më tani janë shënuar 607 viktima, në 24 orëshin e fundit u raportuan 3 raste të tilla, njofton SuharekaOnline.

Sipas shifrave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike  numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.087.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës dje nga IKSHPK-ja është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se gjatë kohës së fundit situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdoj dhe asesi nuk duhet të relaksohemi.

Gjithashtu ai ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe ai si ministër në veçanti do të përkushtohen ta ruajn shëndetin publik para se gjithash.