Bilanci i COVID-19: 2.003 raste aktive, 12.325 të shëruar dhe 611 të vdekur

19.09.2020

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 57 pacient. IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 4 viktima nga koronavirus, (2 raste nga […]

Bilanci i COVID-19: 2.003 raste aktive, 12.325 të shëruar dhe 611 të vdekur Foto: Ilustrim

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 57 pacient.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 4 viktima nga koronavirus, (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003,njofton SuharekaOnline.

Në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.