COVID-19, deri më tani në Kosovë janë testuar rreth 63 mijë persona

22.09.2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. IKSHPK thekson se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%. Numri total […]

COVID-19, deri më tani në Kosovë janë testuar rreth 63 mijë persona Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKSHPK thekson se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.

Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes, njofton SuharekaOnline.

Sipas IKSHPK-së numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 79 raste pozitive, 104 pacient janë shëruar dhe janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19.