Bilanci i COVID-19: 1.880 raste aktive, 12.570 të shëruar dhe 613 viktima

21.09.2020

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje janë identifikuar 61 raste pozitive me COVID-19, duke e arritur numrin total të rasteve pozitive 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Nga marsi ku në Kosovë janë identifikuar rastet e para me koronavirus deri më sot janë shënuar 613 viktima. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit […]

Bilanci i COVID-19: 1.880 raste aktive, 12.570 të shëruar dhe 613 viktima Foto: Ilustrim

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje janë identifikuar 61 raste pozitive me COVID-19, duke e arritur numrin total të rasteve pozitive 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Nga marsi ku në Kosovë janë identifikuar rastet e para me koronavirus deri më sot janë shënuar 613 viktima.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID), raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 119 pacient të infektuar me COVID-19, duke arritur numrin total të shëruarve në 12.570 kurse, numri i rasteve aktive është 1.880.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, në fshatin Gelancë.