BIK-u i drejtohet Kurtit, kërkon që të lejohet bartja e shamisë në shkolla

04.08.2022

Përmes një komunikate për media, nga BIK-u kanë thënë se kjo kërkesë është e hamotshme dhe se me të nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi si dhe korrektësi maksimale. Nga BIK-u kanë kërkuar që të shfuquzohet e tëra pika 1.13 e nenit 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, […]

BIK-u i drejtohet Kurtit, kërkon që të lejohet bartja e shamisë në shkolla Foto: Ilustrim

Përmes një komunikate për media, nga BIK-u kanë thënë se kjo kërkesë është e hamotshme dhe se me të nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi si dhe korrektësi maksimale.

Nga BIK-u kanë kërkuar që të shfuquzohet e tëra pika 1.13 e nenit 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pasur tentime që duke u thirr në këtë udhëzim t’u mohohet e drejta e shkollimit të nxënësve që bartin shaminë.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Komunikata e plotë e BIK-ut:

Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë.

Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë.

Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale.

Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava