BIK për sulmin në Vjenë: Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi të hënën mbrëma në Vjenë të Austrisë.

BIK përmes një postimi në facebook sulmin në Vjenë të Austrisë e ka cilësuar si atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore.

“Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit.

Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij” thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

“Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin” . KuraniSulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit .Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij. Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

“Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”.

Muhamedi a.s.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.