Bie sërish numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

30.09.2022

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se në vendin tonë aktualisht janë 37 raste aktive me virusin COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës është vetëm një rast aktiv me këtë virus. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit […]

Bie sërish numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se në vendin tonë aktualisht janë 37 raste aktive me virusin COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës është vetëm një rast aktiv me këtë virus.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 6 persona, kurse nga fillimi i pandemisë me COVID-19 e deri tani kanë vdekur 3,199 persona.

Gjithashtu, nga kjo ministri kanë shtuar se brenda kësaj periudhe kohore prej 24 orëve të fundit janë dhënë 34 doza të vaksinës anti-COVID, kurse nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 1,836,166 doza të vaksinës anti-COVID.

Kështu cilësohet se gjendja me pandeminë është përmirësuar dukshëm.