Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë shëruar 9 qytetarë nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379.

Kurse numri i rasteve aktive është 1.895, prej tyre 84 raste aktive në Komunën e Suharekës.