Bie numri i të infektuarëve me COVID-19, të martën 119 raste

Rreth 400 mostra të marra nga Qendra Klinike Universitare në spitalet tjera në vend dhe gjurmimi i rasteve në terren janë testuar dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Rezultatet e këtyre testimeve janë bërë publike sot në orën 15:00.

IKSHPK njofton se dje më 14 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive, ka thënë Ramadani.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.