Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19, shqetësuese numri i viktimave

Edhe pse ditëve të fundit Kosova ka shënuar rënie në numrin e rasteve pozitive me COVID-19, ende shqetësuese mbetet numri i viktimave nga ky virus.

Që nga muaji mars e deri më tani, në Kosovë janë shënuar 14,566 raste pozitive me koronavirus nga 57,239 persona të testuar.

Ndërsa numri i viktimave që kanë humbur jetën nga COVID-19 i është 589, kurse numri i personave që janë shëruar është 11,272 persona, teksa numri i rasteve aktive është 2,705.

Edhe pse numri i rasteve pozitive ka pësuar rënie, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marr ndonjë vendim për lirimin e masave si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që masat e njëjta do të mbesin në fuqi të paktën edhe për disa ditë ose javë.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Vetëm në tri ditët e fundit numri i rasteve pozitive brenda 24 ore nuk ka kaluar më shumë se 70 raste në ditë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.