Bizneset Vende Pune Ofertat

Bie numri i përfituesve nga skema e ndihmes sociale

Bie numri i përfituesve nga skema e ndihmes sociale

25.10.2023 Lajme

Numri i përfituesve nga skema e ndihmes sociale ka rënë për 14,5 për qind  në shtatorin e këtij viti, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)  për Mirëqenien  Sociale për muajin shtator 2023.

“Në muajin shtator 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20 671 familje me gjithsej 81 113  anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishte 24 169 familje me gjithsej 95 478 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 3 498 ose 14,5%”, thuhet në raportine  ASK-së.

Po ashtu sipas raportit të ASK-së ka dhe rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu sipas ASK-së në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga  skema për pensionet invalidore (-18,0%); skema për pensionet e Trepçës (-18,1%); skema për pensionet familjare (-10,1%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-0,8%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,6%)”, thuhet në raëportin e ASK-së.

  Ndërkaq është regjistruar rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve,krahasuar me një vit më parë

“Në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Skema e pensioneve bazike të moshës (5,8%); skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (14,9%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK) (10,9%); skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (12,2%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (6,2%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,4%); skema e kompensimeve për personat e verbër (0,6%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,0%); skema për veteranët e luftës (-0.2%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Rritet numri i turistëve në Kosovë, këto janë shtete prej nga vijnë

Rritet numri i turistëve në Kosovë, këto janë shtete prej nga vijnë

Gjatë tetorit të këtij viti është rritur numri i turistëve të cilët vizitojnë Kosovën, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),  krahasuar me muajin tetor të vitit 2022, ka një rritje prej 30,8 për qind të numrit të pëprgjithshëm të vizitorëve.  

Në tetor 2023, numri i vizitorëve  vendorë dhe të huaj  ishte 55 mijë e 022. Prej tyre 44,87 %, ishin vendorë dhe 55,13% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2022 (sa ishin 42 050 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 30,8%.

 Numri i net-qëndrimeve ishte 150 747, prej tyre 57,90% nga vendorët dhe 42,10% nga të huajt.

Ndërsa numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejës me 8 mijë e  688 vizitorë dhe më 41 mijë 486 net-qëndrime.

 Sa i përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake tetor 2022, ka rritje të vizitorëve për 14,2 %. Në total janë 30 mijë  333 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga  Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Prodhimi i energjisë bie, konsumi rritet

Prodhimi i energjisë bie, konsumi rritet

Dimrat e fundit në Kosovë janë përcjellë me furnizim të çrregullt të energjisë elektrike, shtrenjtim të rrymës dhe thirrje nga Qeveria e Kosovës për kursim.

Teksa muajt e dimrit po afrohen, të dhënat e publikuara më 22 nëntor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike gjatë muajit shtator të këtij viti ka rënë në krahasim me rrymën e prodhuar gjatë së njëjtës periudhë të vitit paraprak.

Në prill të këtij viti, Korporata Energjetike e Kosovës dhe kompania amerikane, General Electric, kishin nënshkruar një marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull të termocentralit Kosova B.

Ky projekt – që kushton rreth 50 milionë euro dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2026 – pritet të rrisë kapacitetet prodhuese me energji elektrike.

Viteve të fundit, sasia e energjisë së prodhuar ka ndryshuar nga muaji në muaj. Të dhënat më të reja tregojnë se, gjatë shtatorit të sivjetmë, prodhimi i energjisë nga termocentralet ka rënë në shifrën më të ulët në të paktën dy vjet.

Për muajin tetor nuk janë publikuar ende të dhënat.

Për dallim nga sasia e energjisë së prodhuar, konsumi i energjisë elektrike është rritur. Të dhënat e ASK-së tregojnë se gjatë muajit shtator të vitit 2023 u konsumua më shumë energji elektrike sesa gjatë shtatorit të vitit 2022.Sipas të dhënave, rritja e konsumit është shkaktuar nga sektori i industrisë dhe nga përdorimi komercial i rrymës.

Trendi i konsumit ka ndryshuar vazhdimisht në Kosovë, ndërsa arriti në vlerat më të larta gjatë janarit të këtij viti dhe atij vitit të kaluar.Për t’i mbuluar kërkesat për energji elektrike, Kosova ka importuar vazhdimisht rrymë. Sasia e energjisë elektrike të importuar e ka tejkaluar shifrën e rrymës së eksportuar.

Ngriten çmimet e konsumit në tetor

Ngriten çmimet e konsumit në tetor

Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 3,3% në tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, derisa inflacioni mujor ishte 0,0% në tetor 2023, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për tetor 2023.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekreacioni dhe kultura (5,3%).

Pasojnë mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët prej 3,8 për qind në IHÇK.

Rënie e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat (-11,3%) , lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-9,5%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%) me një ndikim të përbashkët prej -0,5 për qind në IHÇK.

Përkundër mos ndryshimit në tetor 2023 të indeksit të çmimeve të konsumit krahasuar me shtatorin 2023 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it.

Rënie e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 1,0% me një ndikim të përbashkët prej -0,1 për qind në IHÇK.

Ngritja e çmimeve vërehet te veshjet dhe këpucë 1,7% dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme 1,2% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1 për qind në IHÇK.

Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë