Bie numri i pacientëve të spitalizuar që po trajtohen për COVID-19

Numri i të infektuarve me COVID-19 të cilët po trajtohen në QKUK dhe në Spitalet e Rajonale të Kosovës ditëve të fundit ka shënuar rënie.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet rajonale po trajtohen gjithsej 592 pacientë, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, bëhet e ditur se nga 592 pacient gjithsej që janë të spitalizuar, 396 prej tyre janë pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu, sot është bërë kategorizimi i ri i komunave në bazë të rrezikshmërisë së përhapjes së COVID-19, ku Komuna e Suharekës është renditur përsëri në zonën e gjelbër.
