Bie numri i pacientëve që po trajtohen në spitalet e Kosovës

29.04.2021

Shërbimi Spitalor dhe Klnik Universitar i Kosovës bazuar në raportet e datës 29 prill 2021, në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme ka njoftuar se ka rënie të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2. SHSKUK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku […]

Bie numri i pacientëve që po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klnik Universitar i Kosovës bazuar në raportet e datës 29 prill 2021, në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme ka njoftuar se ka rënie të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

SHSKUK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Poashtu, SHSKUK ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë, 26 prej tyre në gjendje të rënduar, 295 të konfirmuar pozitivë dhe 258 me oksigjeno-terapi.

Ndërsa, në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 54 pacientë, shkruan SuharekaOnline.

”Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë , 26 prej tyre në gjendje të rënduar, 295 të konfirmuar pozitivë dhe 258 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 60 pacientë

Spitali i Pejës, 87 pacientë

Spitali i Gjilanit, 51 pacientë

Spitali i Ferizajt, 444 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.