Bie numri i nxënësve për 26%, rritet numri i stafit arsimor për 2%

11.05.2021

Nga viti në vit, numri i nxënësve në arsimin parafillor, fillor, në arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, në Kosovë po shënon rënie. Një dukuri e tillë po e shoqëron edhe Komunën e Suharekës, ku në bazë të të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline nga viti 2011 deri në vitin 2020, […]

Bie numri i nxënësve për 26%, rritet numri i stafit arsimor për 2% Foto: Ilustrim

Nga viti në vit, numri i nxënësve në arsimin parafillor, fillor, në arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, në Kosovë po shënon rënie.

Një dukuri e tillë po e shoqëron edhe Komunën e Suharekës, ku në bazë të të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline nga viti 2011 deri në vitin 2020, numri i nxënësve ka shënuar rënie të dukshme.

Ndërsa instituti GAP ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “A kemi shkolla të tepërta? Nevoja për ristrukturimin e institucioneve edukativo-arsimore parauniversitare.

Se ka shënuar rënie numri i nxënësve në vendin tonë e thotë edhe hulumtuesi i lartë nga GAP, Bekim Salihu.

Ai ka thënë se krahasuar me vitin shkollor 2008-2009 në vitin shkollor 2019-2020 ka ulje të numrit të nxënësve për 26%.

“Nga 444 mijë nxënës sa kanë qenë në vitin 2009-2010 në vitin 2020 numri ka shkuar në 330 mijë apo 26%, çka do thotë se ka rënie të numrit të nxënësve, ndërsa personeli arsimor është rritur për 2%”.

Njëra ndër arsyet për numrin e vogël të nxënësve është edhe rënia e natalitetit në vend, ku në periudhën 2010-2021 numri i lindjeve të gjalla është zvogëluar prej rreth 33 mijë sa ishte në 20 mijë, e që kjo mund ta gjejë Kosovën si vendin me modest në Ballkan.

Gjithashtu, qëndron edhe fakti që arsyet socio-ekonomike në vend i shtyjnë të rinjtë, njerëzit e talentuar të largohen nga vendet e tyre.

1. Sa është numri i nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Suharekës

2011201220132014201520162017201820192020
1106410701101409920931086448294829479877643

2. Sa është numri i nxënësve në shkollat e mesme në Komunën e Suharekës

2011201220132014201520162017201820192020
3494324635262900309631933079307927122343