Bie në 7 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë, 733 në tërë Kosovën

Bie në 7 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë, 733 në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

11.06.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 109 pacientë, dy prej tyre të shëruarit nga Komuna e Suharekës, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.563 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 733, prej tyre 7 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,544 raste dhe 2,248 raste të vdekjes.

Rastet pozitive gjatë 24 orëve të fundit janë nga komunat: Prizren (3), Lipjan (2), Prizren (2), Gllogoc (2), Gjilan (1), Mitrovicë (1).

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës dënon mbi 30 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Ndërsa të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (25), Vushtrri (19), Gjilan (12), Lipjan (8), Gjakovë (5), Viti (5), Mitrovicë (4), Ferizaj (4), Klinë (3), Gllogoc (3), Malishevë (3), Shtërpcë (3), Pejë (2), Istog (2), Suharekë (2), Prizren (2), Podujevë (2), Obiliq (1), Kamenicë (1), Shtime (1), Dragash (1) dhe Graçanicë (1).

RAPORTO