Bie në 179 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 9 në Prizren

26.05.2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 179 pacientë nga COVID-19. Sipas SHSKUK’së, 78 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, ndërsa 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dhe 135 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. […]

Bie në 179 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 9 në Prizren Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 179 pacientë nga COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, 78 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, ndërsa 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dhe 135 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 109 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 38 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 84 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 29 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë, Mjekimi Intensiv-COVID, 3 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 70 pacientë: 40 të konfirmuar pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitali i Pejës, 24 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë, Spitali i Ferizajt, 5 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.