Bie në 12 numri i rasteve aktive në Suharekë, 1.074 në tërë Kosovën

08.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë […]

Bie në 12 numri i rasteve aktive në Suharekë, 1.074 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 134 pacientë, një prej tyre i shëruar është nga Komuna e Suharekës, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103.711 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 1.074, prej tyre 12 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,507 raste dhe 2,245 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren (3), Mitrovicë (2), Prishtinë (2), Gjakovë (1), Pejë (1), Gllogoc (1).

Ndërsa të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (82), Lipjan (12), Malishevë (9), Fushë Kosovë (8), Prizren (3), Podujevë (3), Mitrovicë (3), Dragash (2), Istog (2), Gllogoc (2), Gjilan (1), Skenderaj (1), Kaçanik (1), Ferizaj (1), Gjakovë (1), Vushtrri (1), Suharekë (1), Hani i Elezit (1).