Bie edhe më shumë interesi për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

17.11.2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 2 mijë e 25 doza të vaksinës anti-COVID. Po ashtu, sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruar deri tani ka arritur deri në 1 milion e 599 mijë e 372. Me dozën e parë të vaksinës anti-COVID janë vaksinuiar 847 mijë […]

Bie edhe më shumë interesi për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 2 mijë e 25 doza të vaksinës anti-COVID.

Po ashtu, sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruar deri tani ka arritur deri në 1 milion e 599 mijë e 372.

Me dozën e parë të vaksinës anti-COVID janë vaksinuiar 847 mijë e 7 persona.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.

Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga kjo ministri.