Bie çmimi i naftës, publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

04.07.2022

Nga MINT kanë bërë të ditur se për ditën e hënë çmimi maksimal i lejuar i naftës është zbritur, pra ky derivat tregtohet me 1.79 euro për litër, kurse i gazit me 0.78 euro. Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës ka mbetur i njëjtë, pra ky derivat tregtohet me 1.76 euro për litër. Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 4 Korrik 2022 prej orës 10:00 dhe […]

Bie çmimi i naftës, publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme Foto: Ilustrim

Nga MINT kanë bërë të ditur se për ditën e hënë çmimi maksimal i lejuar i naftës është zbritur, pra ky derivat tregtohet me 1.79 euro për litër, kurse i gazit me 0.78 euro.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës ka mbetur i njëjtë, pra ky derivat tregtohet me 1.76 euro për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 4 Korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.