Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja

19.07.2023

Çmimet e naftës ranë nën 79 dollarë sot në tregjet ndërkombëtare pasi investitorët shqetësoheshin për të dhënat mbi rritjen ekonomike të Kinës, duke nxitur shqetësimet për kërkesën. Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 97 cent më i ulët se në mbylljen e tregtisë në fund të javës së kaluar dhe […]

Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja Foto: Ilustrim

Çmimet e naftës ranë nën 79 dollarë sot në tregjet ndërkombëtare pasi investitorët shqetësoheshin për të dhënat mbi rritjen ekonomike të Kinës, duke nxitur shqetësimet për kërkesën.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 97 cent më i ulët se në mbylljen e tregtisë në fund të javës së kaluar dhe arriti në 78.90 dollarë.

Të premten e kaluar e mbylli tregtinë me minus 1.49 dollarë, raportojnë mediat e huaja.

Në tregun amerikan një fuçi u tregtua sot me një çmim më të ulët prej 83 cent, nga 74.59 dollarë.

Të premten e kaluar, ajo mbylli tregtinë me një humbje prej 1.47 dollarësh.

Në fund të javës së kaluar, çmimet u ndalën nga një valë shitjesh dhe një dollar më i fortë, i cili ul fuqinë blerëse të blerësve me monedha të tjera, e në këtë mënyrë edhe kërkesën.