Bie blloku A3, KEDS: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në vend

28.08.2022

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se situata e furnizimit me energji elektrike po përkeqësohet. Po ashtu, nga KEDS kanë theksuar se nga rënia e njësisë A3 të termocentralit “Kosova A” në vend aktualisht po prodhohen më pak se 400 megavatë. “Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës […]

Bie blloku A3, KEDS: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në vend Foto: Ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se situata e furnizimit me energji elektrike po përkeqësohet.

Po ashtu, nga KEDS kanë theksuar se nga rënia e njësisë A3 të termocentralit “Kosova A” në vend aktualisht po prodhohen më pak se 400 megavatë.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme.

Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Me qëllim të mospërkeqësimit të situatës me rrymë, KEDS kërkon nga konsumatorët që ta kursejnë atë.

“Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike.

Përdorimi i saj në mënyrë eficiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër.

Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.