Betohet Vjosa Osmani: Tërë fuqinë time do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial!

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.

Osmani  u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Pas zgjedhjes së saj Presidente e Kosovës, ka dhënë betimin duke thënë se: “Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial Kosovës.

Sigurimit të lirive e njerëzore të qytetarëve, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe Ligjeve.

Ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve e me ndërgjegje e përgjegjësi do ti kryejë të gjitha detyrimet e mia. Betohem”, deklaroi Osmani.

RAPORTO