Betohen sot rekrutët e rinj të FSK-së

22.10.2021

Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë. Në njoftimin për media, bëhet e ditur se ceremonia do të […]

Betohen sot rekrutët e rinj të FSK-së Foto: Ilustrim

Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

“Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, nesër, më 22 tetor, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rijnë. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin për medie.