Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u ka uruar suksese anëtarëve të rinj në përgjegjësinë e tyre për garantimin e proceseve demokratike në vend.
Ajo ka theksuar se Kosova ka dëshmuar se ka një sistem zgjedhor të konsoliduar dhe se ky standard duhet të ruhet e të forcohet vazhdimisht.
“Secilit prej tyre i urova suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme për garantimin e proceseve demokratike në vend”, ka shkruar Haxhiu.