Berat Gegaj shpalos flamurin e Kosovës në Washington

Presidenti i Kosovo Hope, Berat Gegaj i cili ditë më parë kishte udhëtuar për në SHBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ka shpalosur flamurin e Kosovës në Washington, para Shtëpisë së Bardhë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Gegaj përmes një postimi në Facebook. “ Me dashnin ma te madhe sote e shpalosa flamurin e Republikes se Kosoves para Shtepise se Bardhe ne Washington DC 🇺🇸! Ktu ka nise gjithcka per 🇽🇰 dhe te bashkuar do te qendrojme 🇺🇸💪🇽🇰!” ka shkruar Gegaj në Facebook.

Sikurse dhe vitin e kaluar, edhe këtë vit, Berat Gegaj ka pranuar ftesën që ai dhe bashkëshortja e tij edhe kësaj here të jenë pjesë e lutjeve në Washington. 

Berati dhe bashkëshortja e tij këtë të shtunë kanë udhëtuar për në SHBA përkundër shumë politikanëve që shkaku i taksës vizat e tyre janë refuzuar.

RAPORTO