Bëhet e ditur se deri kur do të zgjasë moti me acar

Ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tani profesor i Meteorologjisë në Universitetit të Prishtinës, Sylë Tahirsylaj, ka treguar për gjendjen e motit në vendin tonë, ditëve në vijim,

Javën që e lam pas moti ka befasur qytetarët e Kosovës. Dielli ka ngroh gjithë vendin, por një ndryshim i papritur edhe gjatë ditës së djeshme.

Sylë Tahirsylaj, tregon pse u shkaktua ky ndryshim i motit, megjithatë e quan normale pasi jemi në stinën e dimrit. Thotë se edhe muaji mars do të jetë stabil sa i përket ndërrimit të temperaturave.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat kanë dalë nga nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë veti të ndryshme fizike, gjatë rrugëtimit të vet ndryshojnë karakteristikat nga vendet ku krijohen. Këto masa ajrore shkaktojnë ulje të temperaturave në vendin tonë pavarësisht nga stina e vitit”, tha Tahirsylaj, transmeton gazeta “Metro”.

Temperaturat e ulëta si ato të sotmet pritet të jenë deri ditën e mërkurë.

“Prandaj, ka pas një ulje të temperaturave krahasuar me javën që e lam pas. Sot ka qenë -10 gradë celsius, këto masa kanë gjatë ditës së sotme, nesër e pasnesër deri të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë të qëndrueshme por jo në nivelin ekstrem”, tha Tahirsylaj të shtunën për Gazetën Express.

Profesori Tahirsylaj tha se edhe muaji mars do të jetë stabil.

“Temperaturat, -5, -8, të lartat 2 gradë, nga e mërkurja do të ketë ngritje enorme të temperaturave maksimale të cilat do të jenë deri në fund të javës. Bora e cila ka rënë është normale, jemi në stinën e dimrit. As muaji mars nuk është stabil”, përfundoi Tahirsylaj.


RAPORTO