BE pritet të dhurojë 100 milionë euro për Kosovën si ndihmë financiare

Një shumë prej 3 miliardë euro është propozuar nga Komisioni Europian për ti dalë më ndihmë vendet fqinje të Bashkimit Europian (BE).

Kjo për shkak të krizës ekonomike që po shkakton pandemia COVID-19.

Përfitues të kësaj skeme pritet të jenë Ukraina, Moldavia, Tunisia, Jordani dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas propozimit, Kosova pritet të marrë 100 milionë euro ndihmë. Ndërkohë, Shqipëria do të merrte 180 milionë euro.

RAPORTO