BE pa mëdyshje: Kryenegociatorët takohen nesër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se në takimni e nesërm në Bruksel, do të diskutohet për Marrëveshjen e Ohrit, një sinjal i përsëritur se qëndrimi i Bashkimit Evropian mbetet i pandryshuar edhe pas krizës së fundit dhe pretendimeve të palëve.
Ai ka thënë se duhet të ketë konfirmim për angazhim konstruktiv në dialog.
“Rruga përpara për të dyja palët është konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i kryenegociatorëve më 17 shtator në Bruksel”, tha zëdhënësi i BE-së.
“Takimi i nivelit të kryenegociatorëve do të mbahet nesër në Bruksel, agjenda qartë është e dukshme forma, ecja para me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe natyrisht diskutime për çështjet që janë duke ndikuar në normalizimin në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.