BE ka shprehur se nuk do të ketë liberalizim të vizave po ashtu kritikoi edhe vendet që kanë liberalizim

19.12.2018

BE-ja erdhi me disa kërkesa për shtetet që kanë liberalizimin po ashtu edhe për ata që nuk kanë si Republika e Kosovës, BE kërkoi që Gjeorgjia të bëjë më shumë për ti parandaluar aplikimet e pabazuara për azil, po ashtu edhe për Ukrainën kërkoi që të rritë luftën kundër korrupsionit. Bashkimi Evropian ‘BE’ kërkoi që […]

BE ka shprehur se nuk do të ketë liberalizim të vizave po ashtu kritikoi edhe vendet që kanë liberalizim Foto: Ilustrim

BE-ja erdhi me disa kërkesa për shtetet që kanë liberalizimin po ashtu edhe për ata që nuk kanë si Republika e Kosovës, BE kërkoi që Gjeorgjia të bëjë më shumë për ti parandaluar aplikimet e pabazuara për azil, po ashtu edhe për Ukrainën kërkoi që të rritë luftën kundër korrupsionit.

Bashkimi Evropian ‘BE’ kërkoi që vendet e Ballkanit Perëndimor dhe atyre të partneritetit lindor, të cilët kanë liberalizim të vizave për zonën Shengen, të ndërmarrin masa të mëtejshme për të trajtuar migracionin e parregullt.

BE-ja i kërkoi Gjeorgjisë të bëjë më shumë për të parandaluar aplikimet e pabazuara për azil si dhe Ukrainës të rritë luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu zyrtarët e BE-së, kanë thënë se migrimi i parregullt nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina mbetet i lartë, transmeton “Radio Evropa e Lirë”, raportoi lajmi.net

Vendet e Ballkanit Perëndimor morën liberalizimin e vizave në 2009-10, pasuar nga Moldavia në 2014 dhe Gjeorgji dhe Ukrainë në vitin 2017. Qytetarët e Kosovës ende nuk kanë regjim pa viza, pavarësisht një raporti pozitiv nga Komisioni Evropian më parë këtë vit. Disa vende anëtare të BE-së, ngurrojnë t’i japin ndonjë përfitim Prishtinës para zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj 2019, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti zyrtarët dhe diplomatët e BE-së.