Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka prezantuar projektin “Analiza e tregut të punës dhe të aftësive të nevojshme për tregun e punës”. Aty u tha se Kosova ka boshllëk të tregut të punës.

Luigi Brusa, shef i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se Kosova doli nga një proces transparent zgjedhor, ndërsa siguroi mbështetje për qeverinë e ardhshme.

Tha se dëshirojnë të kenë një ministër të arsimit “kompetent dhe të zotin”.

“Është ngjarja e parë pas zgjedhjeve, i përgëzoj te gjithë ata që kanë marr pjesë në zgjedhje te cilat u zhvilluan në mënyrë transparente. Dëshirojmë të kemi një ministër të arsimit qe është kompetent e i zoti. Ne po bashkëpunojmë dhe fryma jonë është të mbështesim vullnetin e mirë dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës. Kosova ka boshllëk te aftësive te tregut të punës, ne disa studime ne shumica e kompanive kanë deklarua rekrutimin e punonjësve të ri, kjo ka impakt negative. Një problem kryesor është sistemi Apa”, tha ai.

Me tej ai tha se Kosova ende përballet me nivele te larta të papunësisë, por që projekti Alled 2 do të shtojë punësimin.

Matthias Themel, nga Agjencia Austriake për zhvillim, (ADA) tha se vitet e fundit kanë ofruar përkrahje si në Kosovë ashtu edhe në regjion.

“Ne kemi bërë një gamë të gjerë aktivitetesh, këshilla për politika, kemi dhënë bursa, aktivitete për partneritet për rritjet e punësimit etj. Me vite kemi bërë projekte qe janë bërë me sukses. Ne jemi këtu sot për projektin Alled 2. ky projekt zhvillohet në marrëveshje me BE. Tema sot është tregu i punës dhe analiza e nevojave te tregut. Studimi ka shkuar duke pare trendët e ardhshme dhe nevojat për tregun e punës. kemi diskutuar disa ditë dhe analizat e punës dhe rëndësisë informacionet për tregun e punës janë të shëndetshëm. “, u shpreh ai, raporton Eo.

Efka Heder, nga ALLED2, programi “ Harmonizimi i Arsimit dhe i Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës”, tha se ky projekt synon kualitet dhe cilësi.