BE-ja ndan këstin e parë prej 67.5 milionë euro për mbështetje të energjisë

  • 17.03.2023
<strong>BE-ja ndan këstin e parë prej 67.5 milionë euro për mbështetje të energjisë</strong>

Komisioni Evropian kreu disbursimin e mjeteve financiare në vlerën prej 67.5 milionë eurove. Kjo është pagesa e transhit të parë të përkrahjes buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023, që në total kap vlerën prej 75 milionë eurove. 

Mbështetja e BE-së e plotëson skemën e qeverisë për mbështetje të energjisë, e cila do të fillojë menjëherë zbatimin e këtyre masave:

1)mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe më të pafavorizuara;


2)stimulimi i kursimeve të energjisë nga konsumatorët familjarë;

3)mbështetja e konsumatorëve individualë familjarë duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm përmes rritjes së efiçiencës energjetike të njësive të banimit dhe ndërtesave;

4)mbështetja e konsumatorëve shtëpiak duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm në investimin në pajisje shtëpiake me efiçiencë energjetike dhe sisteme të energjisë së ripërtërishme;

5)stimulimi i kursimeve të energjisë nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të mbështesë qytetarët dhe të lehtësojë pasojat sociale dhe ekonomike për kategoritë më të prekura nga efektet e krizave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përmes dhe një politike të qëndrueshme dhe të besueshme në menaxhimin e financave publike.

Ky është kësti i parë i parave që Kosova i merr nga pakoja e BE-së për mbështetjen për energji për Ballkanin Perëndimor. Pakoja është krijuar nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për t’i ndihmuar rajonit që ta kapërcejë krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimeve të energjisë që i ka shkaktuar agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë