19.09.2019, 11:17

BE-ja kërkon që Qeveria e ardhshme të angazhohet më shumë për mjedisin

Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW), Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë organizuar ngjarjen që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower – Engage Build Oënership” (EEBO).

Burim Ejupi nga INDEP tha se ky projekt është që përmes granteve të vogla të ndihmohen organizatat e shoqërisë civile.

“Pjesa më e madhe e granteve është nda në 3 fusha në mbrojtjen e mjedisit, ekonomia e gjelbër dhe qarkore, besoj se në thirrjen e treg do kemi më shumë aplikime dhe do zhvillojmë  më shumë”.

“Ne jemi fokusuar në dy trajnime tematike ku kemi organizuar 4 trajnime në 7 qendrat e Kosovës ku kanë qenë 200 pjesëmarrës dhe kemi trajnuar OJQ rreth këtyre temave. Në raundin e parë kanë qenë 17 përfitues dhe në raundin e dytë 20 përfitues”.

Rikardo Serri nga Zyra e BE-së tha se duhet të kemi një Kosovë të gjelbër, prandaj sipas tij, Qeveria e ardhshme duhet të angazhohet më shumë për mjedisin.

LEXO EDHE:  Ja kur pritet të përfundojë rinumërimi i votave në 530 vendvotime dhe votat me kusht

“Faleminderit për idenë tuaj tek ne dhe do të bëhet një thirrje për angazhim më të madh nga Qeveria”.

“Kemi fuqizuar mbështetjen që duam t’i japim mjedisit në Kosovë përmes projekteve tona nga viti i kaluar kemi vendos shumë burime në javën e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë kjo po vazhdon është një gjë e madhe ka shumë angazhim dhe organizata ndërkombëtare dhe Kosova që janë të përfshira në të kjo është shenjë që duhet ti jepet rëndësi”.

“Duhet të kemi Qeveri që duhet mbështetur këtë fushë, kjo vet nuk mundet të zgjidhet çështja duhet partner nga institucione lokale”.

Para të pranishmëve treguan historinë e tyre dy përfitues të këtyre projekteve që ishin Dokufest dhe Aya “Pjetër Bogdani”, që kishin kap vlerën prej 355 mijë euro./EO/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.