Batuta e Sveçlës për Mustafën: “Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak”

30.11.2020

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur liderit të LDK-së, Isa Mustafës. Mustafa humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë i cilësoi si akt të demokracisë, derisa për fitoren e VV-së, tha se janë të etur për pushtet. E kësaj deklarate të Isa Mustafës i është kundërpërgjigjur Ish-ministri […]

Batuta e Sveçlës për Mustafën: “Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak” Foto: Ilustrim

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Mustafa humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë i cilësoi si akt të demokracisë, derisa për fitoren e VV-së, tha se janë të etur për pushtet.

E kësaj deklarate të Isa Mustafës i është kundërpërgjigjur Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sveçla përmes një postimi ka thënë se deklarata e Mustafës është qesharake, madje po ia rikujton edhe një batutë.

Postimi i plotë:

I pari i LDK’së deklaron se partia e tij e merr humbjen si akt të demokracisë, derisa gëzimin e Vetëvendosjes për fitoren në Podujevë e sheh si etje për pushtet.

Kjo deklaratë qesharake po ma kujton batutën me ate malazezin i cili nje betejë e spjegon me fjalet:

“Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak”.