Bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale, reagon OVL e UÇK-së
Gjykata Speciale sot ka filluar sërish me aksionet në Prishtinë. EULEX me mbështetjen e Policisë së Kosovës sot kanë kryer bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. Lidhur me këtë aksion të Gjykatës Speciale ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku. Kilnaku përmes një postimi në facebook ka […]
Foto: Ilustrim
Gjykata Speciale sot ka filluar sërish me aksionet në Prishtinë.
EULEX me mbështetjen e Policisë së Kosovës sot kanë kryer bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Lidhur me këtë aksion të Gjykatës Speciale ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.
Kilnaku përmes një postimi në facebook ka shkruar se për sa kohë do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën do të ketë këso lloj spektaklesh.
Postimi i plotë:
Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh.