Bastiset ordinanca mjekësore ku 16 vjeçarja bëri abortin!

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, kanë bastisur dje shtëpinë e policit të dyshuar V.V në kuadër të veprimeve hetimore, pas raportimeve se i njëjti ka dhunuar dhe shfrytëzuar seksualisht një 16 vjeçare në Drenas.

V.V i cili ishte hetues policor, raportohet se e ka detyruar 16 vjeçaren edhe të abortojë foshnjën, njofton Klan Kosova.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të dyshuarit V.V iu është bastisur edhe zyrja e tij në Stacionin Policor në Drenas, si dhe ordinanca private mjekësore, në të cilën mësohet se nxënësja nga Drenasi detyrimisht kreu abortin.

Inspektorati Policor i Kosovës raporton se gjatë bastisjes në vendet e dyshuara, janë sekuestruar disa sende të cilat mund të shërbejnë si prova për procedurën penale, njofton Klan Kosova.

Hetuesi policor nga Drenasi, V.V është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

I njëjti ngarkohet me dyshimet se ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, njofton Klan Kosova.

RAPORTO