[Laptopi i Asambleistit] Shala: Të anulohet tenderi ose të ridestinohen mjetet!

Komuna e Suharekës siç duket nuk ka hequr dorë për blerjen e 32 laptopëve për delegatët e asamblesë komunale.

Por mendime të ndryshme kanë asambleistët e kuvendit komunal ku prej tyre në fillim ishte Bashkim Ndrecaj nga LDK që tha se do ta dhuroj laptopin e tij për shkollën fillore “Besim Ndreca” në Maqitevë. Mendim të njëjtë me të ndan edhe shefi i grupit të AAK-së, Aziz Bytyqi i cili mendon se laptopin e tij të ia dhurojë njërit nga ish-nxënësve të tij tash studentë.

Gjatë mbledhjes së radhës të Asamblesë Komunale gjatë ditës së sotme Leonard Shala nga PSD ka bërë kërkesë që tenderi për furnizim me laptop të anulohet dhe mjetet të destinohen në një institucion tjetër.

Sipas Shalës nëse asnjëra nga mundësitë e lartpërmendura nuk është e mundur atëherë të bëhet një marrëveshje që laptopi të jetë pronë e asamblesë dhe të mos bëhet populizëm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.