Milazim Krasniqi Bashkëthemeluesi i LDK-së: Qeveria mund të bëhet edhe pa VV-në

Foto: Ilustrim

Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë opsion tjetër përpoq t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës ato që i kërkon, ose do ta humbë shansin që kreu i saj, Albin Kurti, të bëhet kryeministër i vendit.

Krasniqi ka vlerësuar se Kurti është në duart e Isa Mustafës dhe të LDK’së.

Ai ka thënë për “Epoka e Re” se nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar në formimin e institucioneve të reja.

Krasniqi ka deklaruar se detyrë e presidentit të vendit është të gjejë mundësi që Kosova të mos shkojë në zgjedhje të reja, që janë të panevojshme.

Ai ka theksuar se ka mundësi të formohet një qeveri edhe pa VV’në, por për këtë duhet që edhe LDK’ja t’i heqë vijat e kuqe naive, që i ka vendosur, sipas tij, pa pikë logjike politike.