Bashkësia Islame lejon të mbahen ceremonitë fetare: varrimet dhe të pamet

29.09.2020

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të lejojë të mbahen ceremonitë fetare. BIK ka njoftuar se këtë vendim e ka marrë pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka lehtësuar masat mbrojtëse për COVID-19. “Në mbledhjen e fundit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pos tjerash shqyrtoi edhe […]

Bashkësia Islame lejon të mbahen ceremonitë fetare: varrimet dhe të pamet Foto: Ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të lejojë të mbahen ceremonitë fetare.

BIK ka njoftuar se këtë vendim e ka marrë pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka lehtësuar masat mbrojtëse për COVID-19.

“Në mbledhjen e fundit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pos tjerash shqyrtoi edhe rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19 të miratuara nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse” thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se “të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19”.